.

Berat Buzhala debat me Bollinon në Open: Rama ka deformuar demokracinë në Shqipëri

Gazetari Berat Buzhala ka replikuar fuqishëm me kolegun e tij Carlo Bollino në emisionin Open të Eni Vasilit në debatin për çështjen e mesazhit ndërkombëtar për zgjedhjet.

Sipas Buzhalës Edi Rama ka deformuar demokracinë në vend dhe duhet ristartuar me akterë të rinj.

Kurse botuesi i Report Tv, Carlo Bollino replikoi me të duke thënë se nuk është Rama që administron zgjedhjet por është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Hapur.al