.

“S’ia bëj hallall vetes”/Roberti tregon vendimin e rendesishem qe ka marre

Këngëtari Robert Berisha ka folur së fundmi në emisionin kosovar “Gjesi T7” për një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij, lënien e duhanit. Teksa u pyet nga moderatorja në studio se si arriti të heqë dorë nga duhani, Roberti e cilësoi këtë të fundit në 20 vite si gabimin e tij më të madh.

“O lëreni cigaren, hani mollë. Definitivisht, hallall s’ja bëj vetes për 20 vitet që kam pirë duhan. Unë jam me antibiotik që një muaj, janë disa barna të përziera, të përgatitura nga një mjek shumë i mirë në Shkup. Kam pas probleme me telat e zërit”-u shpreh Robert Berisha, duke rikonfirmuar kështu se duhani është tejet i dëmshëm për shëndetin e njeriut.