.

Selena Gomez do të martohet me aktorin e njohur 68-vjeçar?

 

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez i ka shokuar fansat me deklaratën e saj të fundit në rrjetin social “Instagram”. Selena ka shkruar krahas fotos së publikuar, ku shfaqet në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, se do të martohet me Bill Murray.

“Herën e parë në Kanë. Jam shumë e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim dhe gjithë aktorët e tjerë. Meqë ra fjala unë dhe Bill Murray do martohemi”– ka shkruar Gomez.

Fansat e saj tashmë janë bërë konfuzë për vërtetësinë e lajmit, edhe për shkak të fotove që po qarkullojnë nga Festivali i Kanës. 26-vjeçarja dhe 68-vjeçari, protagonist gjithashtu i “The Dead Do not Die”, shihen në to të qeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit.