.

“Na propozon kapitullimin”, Basha i përgjigjet Ramës nga Durrësi

 

“Na propozojnë kapitullimin. Edi Rama na propozon që më 30 qershor ne të bëjmë sehir teksa ai bën efektivisht një grusht shteti, zgjedhje false”. Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha nga Durrësi pasditen e sotme, duke i kthyer dhe një përgjigje letrës publike të kryeministrit Edi Rama.

Por ai tha se ne e kemi bërë zgjedhjen dhe se PD ka ndalur çdo kalkulim politik. “Nuk”, në fakt ishte kryefjala e kryedemokratit Basha duke theksuar se nuk e pranojmë atë lojë.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen, jemi në krahë të njerëzve, në krahë të projektit tonë me të cilin lindëm. Ne e kemi ndalur çdo kalkulim politik. Ne nuk luajmë me portat e oligarkëve dhe krimit. Ne nuk e pranojmë atë lojë. Nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Kemi një mision të jashtëzakonshëm. Ne jemi bashkimi që hodhëm dikataturën e Enver Hoxhës. Ne jemi sot në ballë të bashkimit që do shembë tiraninë e krimit. Do e shembë me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë”, deklaroi Basha.

PJESË NGA FJALA E KREUT TË PD
Nuk u përmbajta dot nga emocionet që më shkaktoi pritja e jashtëzakonshme në Berat, sot jam i shtangur dhe i pafjalë nga ky uragan. Ky uragan që nisi në Maminas me pritjen madhështore të rinisë durrsake. mirënjohje të thellë për mikpritjen tuaj. Dhe ja tek jemi sot nga zërat tuaj, nga kraharorët e durrsakëve të lirë po troket ora e ndryshimit të madh.
Vëllezër e motra, zonja e zotërinj, ditë për ditë sytë e shqiptarëve janë drejt pasditeve ku ne bashkohemi në salla e shesh në numra të paparë e padëgjuar prej dekadash me një qëllim e një kauzë dhe një përbetim për të mos hedhur asnjë hap pas në betejën kombëtare, europiane, në kauzën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Një bahskim i tillë popullor nuk është parë që në ditët e përmbysjes së diktaturës, ditët që bashkuan shqiptarët drejt kësaj ëndrre të madhe. Ëndrrës së lirisë, së dinjitetit, të mirëqenies. Rruga jonë drejt Europës e mbushur me dhimbje e sakrifica. Askush më mirë se Durrësi dhe durrsakët nuk e njohin më mirë kalvarin tonë që nisi në 5 korrik 1990 kur mijëra bijë e bija u nisën nga vendi më i pashpresë e mizor.
Nuk ka rrugë tjetër veç Europës por ky bashkim ka një tjetër mesazh, kurrë më shqiptarët nuk do largohen kokëulur nga vendi i tyre, kurrë më si refugjatë të detyruar nga krimi e banda në pushtet dhe kryebanditi në krye të saj.
Tani asnjë minutë më vonë ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vdekje për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Vëllezër dhe motra për 6 vite me radhë Europa i ka mbyllur dyert e saj sepse Edi Rama ka mbyllur derën e progresit të Shqipërisë drejt Europës duke asgjësuar zgjedhjet e lira, duke mbushur parlamentin me kriminelë e bashkitë me horra e hajdutë për gines si Vangjush Dako me shokë.
Dyert e Europës i ka mbyllur Edi Rama sepse në Europë nuk shkohet pa zgjedhje të lira, pa një pushtet të balancuar. Por shkohet me një qeveri të njerëzve, për nga njerëzit për njerëzit. kjo është kauza jonë.
Për 6 vite e gjysmë ne e kemi luftuar këtë betejë në ditë të mira e të vështira. E kemi luftuar dhe kur ishim pak e vetëm.
Ne e kemi luftuar këtë betejë jo për interesat tona politike, shpesh kundër interesave elektorale por se pa i çuar pas hekurave politikanët e korruptuar Shqipëria nuk mund të shkojë drejt Europës.
Misioni jonë është mision kombëtar.