.

“Helikopter te shtëpia për shantazh”/ Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes i përgjigjet Topit. Përmend edhe këngëtaren

 

Ish-Presidenti Bamir Topi shkruan në librin e tij se në vitin 2012, sapo kishte dorëzuar detyrën e kreut të shtetit, në afërsi të shtëpisë së tij ishte ulur një helikopter i ushtrisë, ku në bord kishte persona që e filmonin.

Në përgjigje të artikullit, ish-sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri teksa e konsideron pretendimin aluçinant, tha se pozicioni i sekretarit të Përgjithshëm nuk e lejon që të urdhërojë njësitë e Forcave të Armatosura. Sipas tij,

Reagimi i plotë i Kullurit:

Pas makinës se propagandës se Rilindjes, edhe ish-Presidenti Topi ne librin e tij “Nocturn”, paska përsëritur pretendimin alucinant se ne cilësinë e Sekretarit te Përgjithshëm, ne vitin 2012 paskam urdhëruar ngritjen e helikopterëve te Forcave te Armatosura! Këtë here jo për xhirimin e një klipi të këngëtares Zajmina Vasjari, por me qëllimin per tu ulur ne oborrin e shtëpisë se tij ne forme presioni ndaj tij dhe familjes se tij! I nderuar ish-President, si ish Komandant i FA duhet te kishit kuptuar se kerkesa e kengetares ne fjale i eshte percjelle per shqyrtim Komandantit te Forces Ajrore ne baze te kompetencave te tij! Ajo eshte nje kerkese e percjelle drejte KFA dhe nuk eshte “Urdher”, pasi jo vetem qe nuk ekziston asnjë “urdher”, por Sekretari i Pergjithshem i MM nuk urdheron dot njesite e FA per ceshtje ushtarake, por i kerkon plotesimin e detyrave ne fushen civile si buxhet, prokurime dhe detyra qe ia ngarkon legjislacioni shqiptar! Si politikan apo ish politikan te keshilloj te mos genjesh per tu bere “hero” me pahir pasi kjo sjellje nuk te con askund! Mundohu te ruash dinjitetin qe i takon një ish Presidenti!/panorama