.

Thaçi përplaset ashpër me analistin në Open për Preshevën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur debat me Enton Abilekajn në lidhje me bashkëngjitjen e Preshevës në Kosovë.

Thaçi ka deklaruar se nëse Kosovës i bashkohen tre komunat shqiptare në Serbi nuk është asgjë e keqe por është kthimi i padrejtësisë historike.

Ndërkaq, Enton Abilekaj, ka deklaruar se kjo ide mund të nxisë qëndrime të ngjashme edhe nga Serbia dhe e ka quajtur këtë një ide shoviniste.

Kurse Thaçi i është përgjigjur se nuk është ide shoviniste por është kthim i padrejtësisë historike. Ai deklaroi se e konsideronte veten një President nacionalist që nuk kërkon të marrë territore të tjera port ë mbrojë territoret e Kosovës.

Hapur.al