.

Përplasja në Open: Presidenti i Kosovës, replika me Neritan Sejaminin

Janë rritur temperaturat në emisionin Open të gazetares Eni Vasili në Top Channel. Drejtuesi i exit.al, Neritan Sejamini është përplasur me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me idenë e tij për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës në Kosovë.

Neritan Sejamini e ka quajtur këtë ide një bllokim të negociatave dhe një provokim të Serbisë, si dhe utopi nga ana praktike.

Kurse Hashim Thaçi është përgjigjur duke thënë se nuk ka utopi, por realizëm. Presidenti i Kosovës ka deklaruar se dikur kështu i kanë thënë se edhe pavarësia e Kosovës është utopi, por ai ka luftuar dhe udhëhequr pavarësinë e Kosovës.

Hapur.al