.

Akte raciste ndaj shqiptarëve në Serbi, ekipi i Luginës pre e fyerjeve dhe e dhunës

 

Lugina është një ekip shqiptar, që garon në kategoritë inferiore të futbollit serb dhe këtë fundjavë ka rënë pre e dhunës dhe racizmit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, denoncohet dhuna verbale dhe fizike që kanë hasur lojtarët e Luginës.

Në këtë postim ka dhe disa fotografi të shenjave të dhunës tek disa lojtarë. Klubi tashmë pret që organet e drejtësisë te marrin masat e duhura dhe të dënojnë këto akte dhune.

Denoncimi i plotë:

“Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë!

Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjërë , klubi Lugina përskej problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Lugines sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas .

Duke ditur cilësin e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinxare .

Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Lugines ishte dhe kombësija Shqiptare klubit.
Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare.
Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësis, organeve Komunale dhe medijave që këtë rastë tinxar në dëmë të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojn në organ më të larta.
Ngjarjet që kan ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si misafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerushme.

Klubi Lugina , do te jene gjithmone prane futbollisteve ne cdo lloj rasti , e ne cdo lloj vendimi” .