.

“Nuk do ishte e drejtë që Maqedonia të priste të tjerët që mbeten prapa”-Mesazh negativ për Shqipërinë nga Johannes Hahn?

Komisionieri për Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn për herë të parë në reagimet e tij kërkon hapjen e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut pa përmendur Shqipërinë.

Në një postim në Twitter, Hahn shkruan se nuk do të ishte e drejtë që Maqedonia e Veriut të mbetej pas për shkak të një tjetri, duke mos e përmendur konkretisht Shqipërinë.

Megjithatë, dy vende të reja që kërkojnë hapjen e negociatave me BE-në është vetëm Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

“Pranimi në BE është një proces i bazuar në merita, duke vlerësuar përparimin individual. Nuk do të ishte e drejtë që Maqedonia të priste të tjerët që mund të mbeten prapa. BE duhet të njohë progresin që është thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. E njëjta gjë vlen edhe për marrëveshjen për zgjidhjen e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës”, shkruan Hahn në Twitter.