.

FOTO/ Të shtëna me armë në lagjen “Dardania”, plagoset me dy plumba menaxheri i VIP-ave

 

Met Elshani, menaxheri i VIP-ave, ka mbetur i plagosur ditën e sotme pas disa të shtënave në Prishtinë.

Sipas mediave kosovare ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ndërsa Elshani, i cili mori dy plumba në këmbë, u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Por pak më vonë një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe vet Elshani, i cili shkruan: “Faleminderit për brengosjen jam mirë.”

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri.