.

“Dështuam në bërjen e Shqipërisë”, çfarë thotë Monika Kryemadhi

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim që zhvilloi me të rinjtë sot në kryeqytet, tha se brezi i politikanëve të saj ka dështuar në qëllimet për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa.

Duke kërkuar arsimi më të mirë për rininë, Kryemadhi shtoi se edhe LSI-së ndihet ‘fajtore’ për disa probleme që ka sot fusha e arsimit në Shqipëri.

Pas kthimit prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e para e LSI-së theksoi se shqiptarët e bashkuar tashmë e kanë vrarë frikën, madje shtoi se e kanë tepruar disi në veprimet e fundit duke shtuar se qëllimi në vetvete nuk është që opozita të tregojë muskujt.

“Shqiptarët me protesta e fundit kanë treguar se e kanë vrarë frikën, madje e kanë kapërcyer. Por qëllimi nuk është që të tregojmë muskujt përballë kundërshtarëve. Të rinjtë duhet të kërkojnë një arsim më të mirë.

Ne mendojnë se ju meritoni shumë më shumë, edhe pse kemi qenë pjesë e qeverive të kaluara, ne i pranojmë edhe gabimet tona. Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë dhe ne duhet tu japim ju kurajon që ta bëni ju Shqipërinë që meritoni. E them këtë më bindje të plotë se 30 vitet e tranzicionit iu kanë kushtuar brezave dhe të gjithë shqiptarëve”-tha ajo.