.

Basha : Rama po “gatuan” zgjedhjen e Gjinushit në krye të Akademise se Shkencave

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar  lidhur me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Basha e quan procesin fals dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se po dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, duke “gatuar”, sipas tij, Gjinushin kryetar të Akademisë së Shkencave.

Postimi i Bashës
Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas!- shkruan Basha