.

Barcelona merr vendimin për Ernesto Valverde

 

Ernesto Valverde do të jetë trajneri i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Konfirmimi për këtë vjen nga presidenti i klubit katalunjas, Josep Maria Bartomeu. Valverde bashkë me lojtarët e skuadrës arriti të mbrojë titullin kampion në Spanjë, por nuk mund të harroet lehtë ai eleminim në Champions League nga Liverpul. Për këtë dështim, pjesa më e madhe e fajit iu faturua Ernesto Valverdes. Por, Bartomeu ka një tjetër mendim.

“Ernesto ka besimin tim dhe të gjithë drejtusëve të tjerë të klubit. Jemi të kënaqur me punën e tij, pasi projekti i nisur është afatgjatë”, ka thënë numri një i klubit “blaugrana”.