.

Sërish protestë?PD mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të vendoset

 

Pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit që do të nisë sot në orën 17:00 , kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbajë një konferencë për mediat.
Lideri i selisë blu pritet të komunikojë datën për protestën e radhës kombëtare, e cila thuhet se do të jetë mes datave 25 maj dhe 1 qershor.

Gjithsesi kjo do të mësohet nga fjala që kreu i PD-së do të mbajë para mediave, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë dhe grupit të PD-së./BW