.

Kryemadhi takim me zyrtaren e DASH, ndan shqetësimet e Shqipërisë

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Susan K.Falatko, Drejtore e Zyrës për Cështjet e Europës Qendrore e Jugore.

Kryemadhi ndau me zj.Falatko opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.

Ajo nënvizoi rolin e veçantë e vëmendjen e SHBA për Shqipërinë bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë./BW