.

Kriza/Shkëlzen Berisha-ndërkombëtarëve: Po promovoni ’Putinizmin’

 

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar mbi situatën ku ndodhet vendi, ndërsa ka kritikuar ashpër edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ai nënvizon faktin se në vend që diplomatët e akredituar në Shqipëri të mbrojnë fjalën e lirë dhe votën, zgjedhin të promovojnë “Putinizmin” duke nxitur arrestimet e atyre që guxojnë të shprehin qëndrimin e tyre kundër atyre përmes parullave.

“Diplomate qe do duhej te mbronin fjalen dhe voten e lire, promovojne “Putinizmin” duke nxitur arrestimin e atyre qe “guxojne” ti “SULMOJNE” me parulla”-shkruan ai.

Riktheksojmë se pak ditë më parë, një grup të rinjsh i shkuan tek shtëpia shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku lëshuan thirrjet “Borchard të të vijë turp”.