.

Griezmann konfirmon largimin te skuadra rivale e Atleticos?

 

Antoine Griezmann ka konfirmuar se do të largohet nga Atletico Madrid. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit në ‘Twitter’. Edhe pse e kishte rinovuar kontratën në verën e kaluar, francezi ka vendosur të ndërrojë ekip.
“Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme këtu. Faleminderit për gjithçka nga thellësia e zemrës”, thotë lojtari në video.

Sipas mediave spanjolle, pritet shumë shpejt që lojtari francez të firmosë me skuadrën e Barcelonës.