.

Gjendet pas tre ditësh, trupi i pajetë i 55-vjeçarit që u mbyt në lumin e Bistricës

Polumbarët e Reneas kanë gjetur trupin e pajetë të 55 vjeçarit Arben Shaqirit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës.Dyshimet kryesore janë për një vetëflijim në kushte të rënduara psikologjike.

“Sot rreth orës 10:15, pas tre ditë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të 55 vjeçarit A.Sh, në Lumin e Bistricës rreth 300 metra larg vendit të mbytjes”, njofton Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.