.

Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit në Tiranë (Emri)

Gjatë natës së kaluar në territorin e komisariatit nr.2 në Tiranë është djegur një mjet tip “Opel Corso” ngjyrë vishnje, e cila ishte parkuar në rrugë.

Balkanweb raporton se makina e djegur rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj.
Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.