.

Debate në seancën ndaj Shullazit, Krimet e Rënda e shtyjnë sërish.Ja shkaku

Gjykata Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij dhe shkak është bërë mungesa e gjyqtarëve.

Seancën e fundit, Gjykata iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zëvendësuar gjyqtarin e përjashtuar, por kërkesa ende nuk ka marrë një përgjigje dhe në këto kushte gjykimi nuk mund të vazhdonte.

Ndërkohë, seanca është zhvilluar mes debateve, pasi avokati Denion Bogdani, pretendoi se ata nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën që kanë bërë për përjashtimin e gjyqtares Albana Boksi, por sipas gjykatës ka një vendimmarrje dhe kërkesën mund ta marrin në sekretari.