.

Bleu vilë 1.5 mln paund në Prishtinë, ja sa para ka Rita Ora

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është renditur në listën e muzikantëve më të rinj dhe të pasur të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas “The Sunday Times Rich List”, Rita gëzon plot 18 milionë euro.

Ndonëse ka publikuar vetëm një album, një pjesë e mirë e të ardhurave të 27-vjeçares vijnë edhe si pasojë e kontratave shumë fitimprurëse me firmën e njohur sportive Adidas dhe DKNY.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” u komentua pak ditë më parë për blerjen e një shtëpie në Prishtinë me vlerë 1.5 milion paund. Duke ua blerë prindërve të saj, nën formën e falenderimit për sakrificat dhe mundin e tyre disa vjeçar, Rita Ora ka kontribuar në mënyrë indirekte edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.