.

“Nuk më pëlqen…”, Xhensila Myrtezajt i ka mbetur hatri me moderatorin shqiptar dhe nuk i shkon në emision

 

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, mesa duket nuk do të shkojë si e ftuar në emisionin “Nd’rrimi i Natës”, pasi i paska mbetur hatri me moderatorin Alaudin Hamiti.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë moderatori mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me të ftuarin Don Phenom.
Teka po luanin lojën “Haje ose thuaje”, Don Phenom e pyeti për emrin e reperit që nuk i pëlqen. Moderatori refuzoi të përgjigjej dhe në vend të përgjigjes hëngri specin djegës.

Por më pas zbuloi edhe arsyen përse nuk tha një emër, duke treguar historinë me Xhensilën: “Jooo a e di pse është problem? Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”.
Aledini ka shtuar se ka tentuar të ftojë Xhensilën në emision, por kjo e fundit nuk ka pranuar pasi sipas tij, i ka mbetur hatri.

“Edhe Xhensila ka hatërmbetje që atëherë. Unë e kam ftuar Xhensilën në emision, në fakt këto koleget e mia e kanë ftuar dhe përgjigjja e saj ka qenë: Jo se s’më pëlqen moderatori”, ka treguar Alaudini.