.

Debati në Open: A ngjan 21 janari 2011 me 11 majin 2019?

Në studion e Eni Vasilit po debatohet në atë sa ngjan ngjarja e 21 janarit 2011 me atë të 11 majit 2019, duke marrë shkas nga replikat e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Gazetari Berat Buzhala deklaroi në Open se protestuesit gjithmonë kanë të drejtë dhe qeveria duhet të ketë kujdes për gjuhën ndaj protestuesve.

Kurse Enton Abilekaj tha se nuk duhet të merret situate e 8 viteve më parë si skandard.

Kurse Petro Koçi deklaroi se PS ka ngritur standardet sap o flitet për shkopinjtë ndaj Sait Dollapit.

Për Petro Koçin, , zgjidhja e vetme për krizën politike në vend është ulja në tryezën e dialogut, sipas thirrjes së ndërkombëtarëve, duke theksuar sipas tij se thirrja i drejtohet Partisë Demokratike, pasi qeveria ka qenë gjithnjë e gatshme për dialog.

“Partia Demokratike është në një krizë të thellë, që nisi nga momenti kur opozita e bashkuar dogji mandatet”, tha Petro Koçi.

Reagimi i ndërkombëtarëve, sipas tij, është historik pasi për herë të parë përmenden krerët e opozitës Basha e Kryemadhi me emra, që të ndikojnë jo vetëm në eliminimin e akteve të dhunës, si ato që u panë dy ditë më parë, por edhe të bashkëpunojnë me autoritetet e drejtësisë për identifikimin e dhunuesve.

Por, ndaj Koçit u kundërpërgjigj disa herë Ervin Salianji, përmes lidhjes së drejtpërdrejtë, i cili tha se nëse krerët e opozitës do të kishin bërë thirrje për dhunë, gardhet te Kryeministria apo Kuvendi do të ishin thyer shumë shpejt. Duke qenë se “s’ka pasur nxitje për dhunë” nga ana e krerëve të opozitës, sipas tij, atëherë edhe reagimet e ndërkombëtarëve iu drejtohen policisë dhe qeverisë.

Por, Salianji nuk e pohoi nëse tërheqja gjatë protestës-marshim të kësaj të hëne ishte si rezultat i presionit dhe deklaratave të bashkëkoordinuara të Ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, apo edhe OSBE-së.