.

Vetëm 19 vjeç, kush është shqiptarja që kandidon në Itali

 

Shqiptarët, jo të paktë në numër, janë përfshirë në fushën e politikës në shtetin fqinj të Italisë. Xheimina Dervishi, vetëm 19 vjeç, është kandidatja më e re në moshë për Këshillin Bashkiak në zonën e Lombardisë.

Ajo është me origjinë nga Kavaja, ndërsa studimet i vijon për filozofi në Universitetin e Mialanos. Pasioni për politikën e ka shtyrë të renë të sfidojë vetëveten në Itali.

Ndërsa zgjedhjet në Itali do të mbahen me 26 maj, numri i shqiptarëve në të gjithë vendin që kanë zgjedhur të kandidojnë arrin në 70. Kjo e konfirmuar edhe nga raportet e publikuara në mediat lokale.