.

Merret vendimi, ja ku do të s’postohen tifozët e Tiranës në derbi

Gjatë ditës së sotme ka pasur një mbledhje mes delegatit të derbit Partizani-Tirana dhe drejtuesve të dy klubeve. Krahas detyrave të posaçme për secili klub, ku Partizani do të ketë barrën e organizimit të takimit si skuadra pritëse, është caktuar edhe vendosja e dy tifozerive.

Mbështetësit e Tiranës do të qëndrojnë në tribunën qendrore A (A1, A2 dhe në Sektorin H (H1 dhe H2). Ky s’postim i tifozëve të Tiranës bëhet për shkak se në këtë takim, bardheblutë janë miqtë në këtë ndeshje. Ndërkohë të gjithë sektorët e tjerë të stadiumit, i përkasin tifozëve vendas të Partizanit.
Sipas kontratës mes klubeve, sektori D2, i cili është sektori tradicional i ultrasve bardheblu, qëndron bosh në çdo ndeshje të Partizanit si pritës në “Selman Stërmasi”.