.

Çmime të “kripura” për finalen e Madridit, ja sa kushton një biletë për sfidën e madhe

Tashmë çifti finalist i Ligës së Kampionëve dihet dhe UEFA ka nisur, të organizojë finalen e 1 qershorit, që do të luhet në “Wanda Metropolitano”.

Liverpuli për këtë sfidë do të ketë në dispozicion plot 16.613. Të njëjtin numër biletash pritet të ketë edhe Totenhemi. Po ajo që bie në sy, janë çmimet e kripura të tyre.

60 paund do të jetë bileta më e lirë për finalen, e cila do ofrojë një vend që vështirë mund të shihet ndeshja. Ndërkaq çmimet e tjera janë 513, 385 dhe 154 paund, shifra që vendosen në varësi të tribunës.

Gjithashtu çmimet janë më të ulëta në ato tribuna që nuk të japin kënd vështrimi shumë të mirë. Këto shifra janë publikuar nga Xhejms Pirs, reporter i cili është shumë pranë Liverpulit.
Mediat angleze bëjnë me dije se në ditët e fundit, para finales, shumë bileta mund dalin në treg të zi, duke u dyfishuar apo trefishuar çmimi i biletës.

/PANORAMASPORT