.

Barcelona u eleminua, gazetarja bën gafën në kronikë:Do e shohim në finale, eleminoi Liverpulin(Video)

Skuadra e Liverpulit, duke përmbysur rezultatin 3-0 në Barcelonë, shkon në finalen e Ligës së Kampionëve. Djemtë e Klopp fituan 4-0 dhe çuan në shtëpi Messin me shokë.

Ndeshja nisi që në minutën e 7-të me një gol të Origit për ekipin e Klop, dhe të kuqtë morën zemër. Gjithsesi, raste pati edhe Barcelona me Mesin dhe Kutinjon, por Alison mbajti portën të paprekur.

Në të dytën, i sapofutur në fushë, Uajnaldum shënoi dy gola të shpejtë, në minutat 54 dhe 56, dhe riktheu shifrat në baraspeshë totale. Barcelona u duk e dorëzuar, dhe ishtë sërish Liverpuli që sulmonte.

Përmbysjen e madhe e solli sërish Origi, me një gol që erdhi nga goditja e këndit, dhe i kapi të gjithë tek Barcelona të papërgatitur. Deri në fund, arritën të mbajnë këtë rezultat dhe tashmë Liverpuli është finalistja e parë, dhe Barcelona pëson një përmbysje të çmendur.

Por gazetarja e një televizioni katalanas ‘Sport’ nuk e kishte kuptuar se Barcelona ishte eliminuar. Marta Fernandez në kronikën e saj lajmëron teleshikuesit se Barcelona do të luajë në finale pas eliminimit të Liverpulit.

Por në të vërtetë do të jetë Liverpul që do të përballet në finalen e Kupës së Kampionëve që do të zhvillohet më 1 qershor në Madrid.