.

E zbulojnë anglezët, ja çfarë ka bërë Mesi në dhomat e zhveshjes pas humbjes me Liverpulin

 

Barcelona mbrëmjen e djeshme pësoi një humbje, që do ta mbajë mend shumë gjatë dhe që është një njollë e pashmangshme e historisë së saj.
Liverpuli shënoi katër gola dhe hodhi poshtë çdo ëndërr të Barcelonës për Ligën e Kampionëve dhe të Mesit për “Topin e Artë”.

Lionel Mesi është përmbajtur në fund të takimit, por jo kur ka shkuar në dhomat e zhveshjes. Siç raporton media angleze “The Guardian”, argjentinasi nga tuneli deri në dhomat e zhveshjes është parë në lot.

Ai gjithashtu në aeroport pati dhe një incident nga tifozët që ishin shumë të zhgënjyer nga ky skualifikim.