.

Shkëlqeu në Met Gala, por look-un e Jennifer Lopez e kemi parë më herët tek modelja shqiptare (Foto)

Të gjitha veshjet në Met Gala ishin aq të veçanta sa nuk mund të rezistonim dot pa u komentuar.Edhe Jennifer Lopez shkëlqeu me look-un e saj  në New York me një fustan të Versace-s, ndërsa në sy na ra ajo që kishte vendosur në kokë dhe që ngjasonte me një skufje me rruaza të varura.
Dhe nëse po vrisni mendjen se ku e keni parë më herët këtë look, atëherë le të kthehemi pak te një foto e vjetër e modeles shqiptare Oriola Marashi.

Ka qenë kjo e fundit ajo e cila ka publikuar një foto ku bën krahasimin me këngëtaren Jennifer Lopez.