.

Liverpul-Barça/ Kush do shkojë në finale? Shaqiri luan titullar…

Sot në mbrëmje në orën 21:00 do të luhet sfida e kthimit mes Liverpulit dhe Barcelonës. “The Red’s” presin në ‘Anfield’ katalanasit, për ndeshjen vendimtare që do të përcaktojë se kush është finalistja e parë e Champions League. Edhe pse në fushë kundërshtare, Barça vjen favorite në këtë sfidë pasi ka fituar bindshëm ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 3-0. Skuadra e Jurgen Klopp ka një “mision të pamundur” pasi duhet të shënojë të paktën 3 gola ndaj Barcelonës dhe të mos pësojë. Lajmi keq për anglezët është se lojtarët që mund ta bënin këtë gjë, Keita, Firmino dhe Mohamed Salah, janë të gjithë të dëmtuar. Klopp është i detyruar të ndryshojë formacionin ku në sulm pritet të hidhet treshen: Mane, Shaqiri dhe në qendër Origi. Mungesa e vetme për Barcelonën është Dembele i dëmtuar.