.

Kupa/ Tirana-Luftëtari, klubi bardheblu vendos për tifozët

 

Tirana nuk e ka paguar dje gjysmën e mbetur të dënimit që ka marrë për tifozët. Bardheblutë u dënuan nga Komisioni i Disiplinës me mbyllje të dyerve të stadiumit “Selman Stërmasi”, ndaj me Luftëtarin në Kupë dhe ndaj Kastriotit në sfidën pas dy javësh në kampionat, kryeqytetasit kishin mundësi ta paguanin dënimin.

Megjithatë as sot kjo nuk ka ndodhur. Ditën e sotme klubi ka lajmëruar se takimi do të luhet pa tifozë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e shumë tifozëve që kanë kritikuar klubin.