.

Futbollisti i Mançester Sitit e tradhtonte, e fejuara e nxjerr nga shtëpia

 

Probleme në jetën private për Kajl Uoker, mbrojtësin e Sitit. E fejuara e tij i ka zbuluar një tradhti me Laura Braun, yllin e programit “reality”, “Ex On The Beach”, e cila e kontaktoi personalisht Ani Kilnerin, të fejuarën e tij prej 9 vitesh për t’i rrëfyer atë që kishte ndodhur mes tyre.

 

Kilner, me të cilën Uoker ka edhe 3 fëmijë, kërkoi prova dhe Braun i dërgoi më shumë se një foto që e komprometonin partnerin e saj, të cilit ajo i ka treguar derën, duke vendosur të jetojë vetëm në shtëpinë e tyre prej 3.5 mln sterlinash.