.

Gjimshiti ndëshkon Strakoshën, Atalanta qëndron në Champions

 

Atalanta vijon të mahnis futbollin italian, këtë herë hirushja e Serie A vë në jetë një tjetër mrekulli, një fitore me përmbysje kundër Lazios, një fitore që përforcon gjithnjë e më shumë pozitat e tyre në zonën Champios.

Bergamaskët dhuruan një 90-minutësh fantastik, pavarësisht se u gjetën menjëherë në dizavantazh pas një goli të Parolo, besuan dhe u rikthyen shumë shpejt në lojë me të përhershmin Zapata në minutën e 22-të. Në shifrat 1-1 përfunduan 45 minuta e para, ndërsa në pjesën e dytë miqtë përmbysën gjithçka. Castagne kaloi Atalantën në avantazh ndërsa “qershia mbi tortë” ishte goli i Berat Gjimshitit
Tomas Strakosha është një fenomen i Serie A, një nga portierët më të mirë, por dhe Berat Gjimshti është pa diskutim një zbulim.

 

Qendërmbrojtësi i Kombëtares ishte përcaktues në golin e trete. Në zonë, Gjimshiti fitoi duelin ajror dhe me kokë devijoi topin që më pas u përplas tek Wallace për të përfunduar në rrjetë, për fatin e keq të Gjimshtit nuk iu akordua atij goli por gjithsesi festa ishte e ligjshme pasi ky ishte një gol që hipotekoi fitoren e Atalantës. Më këtë humbje Lazio largohet gjithnjë e më shumë nga europa, vetëm Kupa e Italisë mund të shpëtojë tashmë këtë sezon.