.

FORMACIONET ZYRTARE/ Publikohen rreshtimet, ja si vendosen në fushë Totenhemi dhe Ajaksi

 

Luhet në stadiumin e ri të Totenhemit në qytetin e Londrës, gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Totenhemit dhe Ajaksit.

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube, tashmë futet në fazën e tij më të nxehtë, ku vetëm 4 ekipe kanë mbetur në garë. Vendasit e Poçetinos pasi eliminuan dramatikisht Sitin, tashmë do të kërkojnë vazhdimin e ëndrrës.

Nga ana tjetër, Ajaksi me talentet e veta, kërkon të tregojë se nuk është aspak rastësi ajo që po bëjnë, dhe shkojnë të patrembur përballë “Spërsave”.

21:00 | Totenhem-Ajaks

FORMACIONET

Totenhem (3-4-2-1): Loris; Sançez, Alderuild, Vertonghen; Tripier, Uaniama, Eriksen, Rouz; Dele, Lukas; Jorente. Trajner: Poçetino.

Ajaks (4-2-3-1): Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Taljafiko; Shëne, De Jong; Zieh, Van de Bek, Neres; Tadiç. Trajner: Ten Hag.