.

“Zgjedhësve u jemi borxhlinj”, Ruçi kritika deputetëve: Rezolutat nuk duhet të jenë formale

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kritikuar hapur sot deputetët të bëjnë fjalime reale dhe të lënë mënjanë paradat dhe sukseset, duke ngritur shqetësimin se qytetarët që paguajnë për TVSH nuk ndjekin dot kanalet televizive.

“Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe po na kanë ndjekur pyesin cfarë po raportoni kur Televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë nuk i ndjek dot ato dhe ju flisni për paradat dhe sukseset tuaja. Apo jo zoti Musa? Ke televizor të teknologjisë së fundit, unë flas për ata që nuk kanë televizorin tënd dhe timin, me 10 mijë lekë është i vetmi kanal që taksapaguesit shqiptar janë aksionerë në financat e TVSH-së dhe e paguajnë ata, 12 mijë lekëshin”- ka thënë ai, teksa në Kuvend u diskutua edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH) për vitin 2018.

Me tej, kreu i Kuvendit tha se këto shqetësime duhet të ishin pjesë e diskutimit.

“E dyta vërtitet një kanal tjetër, RTSH Kuvend, diskutojnë deputetët dhe nuk merakosen për veten kur do të transmetohet në mënyrë permanente. Një pjesë e zgjedhësve tanë janë me aftësi të kufizuara dhe kërkojnë kur TVSH do na mundësojë të ndjekim Kuvendin përmes gjuhës së shenjave”- tha ai.

Ne fund, Ruci kerkoi fjalime reale, jo formale.

“Prandaj raportimet dhe rezolutat nuk duhet të jenë formale por efektive, brenda shqetësimeve që kanë njerëzit që na kanë zgjedhur” tha Ruçi.