.

Si u kapën shqiptarët duke transportuar heroinë nga Irani

 

Mediat greke vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi arrestimit të një bande, të përbërë kryesisht me shqiptarë, të cilët trafikonin heroinë, me origjinë nga Irani.

Filiali për Krimet e Drogës në Athinë sqaron për median greke “Kathimerini” se në pranga kanë përfunduar 4 shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Edhe një i pestë u arrestua dhe ai njihej me pseudonimin “Monti”. Pikërisht “Monti” u mbajt në paraburgim në Larisa.

Në vendet e fshehta të trafikantëve janë gjetur 44 kilogramë heroinë e pastër, si dhe një substancë e cila është shqetësuese. Sipas kreut të Drejtorisë së Sigurisë së Attikës, Giorgos Canellos, të ardhurat e vlerësuara të organizatës do të kalonin mbi një milion euro. Operacioni u zhvillua nga blutë e Greqisë në disa shpella, si zona të braktisura.

Shef i grupit të trafikantëve besohet se është një shqiptar 53 vjeç. Përveç kësaj, dyshohet se ka pasur persona që nga burgu kanë drejtuar trafikantët në rrugën e tyre. Shkatërrimi i grupit zuri vend gjerësisht në mediat helene./bw