.

Protesta/Të rinjtë e opozitës mbushin rrugën me këpucë, pse zgjodhën këtë simbolikë (Foto)

Disa orë para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar në nyjet kryesore të vendit, të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë zgjedhur të protestojnë para Kuvendit në një kohë që po zhvillohet seanca plenare.

Si simbolikë ata kanë zgjedhur të marrin me vete këpucët e të rinjve që kanë braktisur vendin dhe janë larguar jashtë.

“E para njëherë, jemi sot në këtë protestë simbolike, bashkë me të rinj dhe të reja që kanë zgjedhur të protestojnë duke refuzuar largimin e të rinjve nga vendi.

Pse janë larguar të rinjtë? Sepse sistemi ka vendosur sistemin e antivlerave. Sot të rinjtë nuk kanë shpresë. Zoti Balla do mbajë përgjegjësi për çdo gjë, për çdo lidhje që ka ai dhe qeveria e tij me krimin e vendit.”- u shpreh kryetarja e LSI-së, Floida Kërpaçi.

Sipas tyre kjo protestë para parlamentit është për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijëra të rinj të tjerë dhe se nuk do të dorëzohen derisa vendi te ketë zgjedhje të lira e të ndershme.