.

Protesta e opozitës, nis grumbullimi i njerëzve, Basha mbërrin në Milot, Kryemadhi në..

 

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak minuta nga fillimi i protestës së opozitës, duket se ka filluar edhe grumbullimi i njerëzve në akset të cilat janë njoftuar se do të bllokohen.

Ashtu sikurse edhe ishte njoftuar, kreu i PD—së, Lulzim Basha ka mbërritur në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të jetë te rrethrrotullimi i Plepave ne Durrës.Ndërkohë, bllokim rrugësh kombëtare në të gjithë Shqipërinë do të ketë në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.

Ora 17:40- Ja si janë shpërndarë ish-deputetët e PD dhe LSI

Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja
Ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krahë të protestuesve te rrethrrotullimi Shqiponja. Nga LSI: Petrit Vasili, Klajda Gjosha dhe Floida Kerpaci.

Durrës
Ish deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krahë të protestuesve në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë.

Kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Pergjithshem Endrit Braimllari, ish-deputetet Nasip Naco dhe Nora Malaj do te jene te rrethrrotullimi i Plepave ne Durres

Elbasan
Nga PD: Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli. Nga LSI: Edmond Haxhinasto

Fier
Nga PD: Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu. Nga LSI: Kejdi Mehmetaj.

Milot
Nga PD: Kryetari Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj. Nga LSI: Viktor Tushaj, Perparim Spahiu dhe Agron Cela

/BW