.

Prokuroria kundër dënimit me 25 vjet burg, Dritan Dajti i përgjigjet akuzës. Dorëzoi sot…

Mbrojtja e Dritan Dajtit, bën kundra rekurs ndaj rekursit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Me argumentin se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë nga prokurori i dosjes, por nga një tjetër, Dajti pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë si i bërë në kushte joligjore.
Kujtojmë se tre muaj më parë, Dajti u dënua me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, pas 10 vitesh proces. Vendimi u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin ka nisur edhe një hetim për “Korrupsion pasiv”./Panorama