.

Prezantohet projekti për transformimin e Piramidës, Rama: Interesant dhe kushton pak

Sot në Kryeministri është prezantuar projekti i transformimit të Piramidës në një qendër të madhe për Teknologji Informacioni.

I pranishëm gjatë prezantimit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se në dy muajt që vijojnë do fillojnë punimet për këtë projekt.
“Unë besoj se kemi mjaftueshëm përvoja, tani që është bërë bashkë ky komunitet, mendoj që kemi përbërësit për një tjetër histori suksesi.

Kur ne shqiptarët punojmë mund të kemi mrekulli të tjera. Ne kemi bërë pak konture para piramidës, kemi parë si mbushet me jetë gjithë ajo alternativë.

Kur mendoj që unë u përfshiva në politikë s’kishte dalë Instagrami. Për sa i përket kalendarit të punimeve në dy muajt që vijojnë do fillojmë punimet. Mbaj mend “Pazarin e ri” që mori alternativat e punimeve. Ne gjithë kthehemi në një skuadër supervizoresh”, tha Veliaj.
Më tej fjalën e mori kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ndër të tjera tha se janë dashur 15 vite që të arrihej në këtë ditë, kur projekti të ishte gati për të nisur punën.

Rama tha se ky projekt është shumë interesant, ndërsa shtoi se është ndër projektet më pak të kushtueshme.
“Duhet të ketë qenë rreth 15 vjet më parë kur i kam bërë një pyetje vinit…. më mundonte shumë kur isha kryetar bashkie, fakti që piramida mbetej aty si një shprehjeje torturues e pamundësisë për ti ikur asaj që përfaqësonte në kohën e kaluar dhe për t’i dhënë një jetë të re.

U deshën 15 vjen që Vini ti japë përgjigje pyetjes, duke ia dalë të fitojë një sfidë, atë të transformimit të një ikone arkitektonike të krijuar për një qëllim tjetër, në një vlerë të quajtur për një kohë të re.

Është një projektet ambicioz dhe si rrallë herë nuk është i shtrenjtë.

Ndoshta më pak i shtrenjtë i ndërtuar nga Vini, jam i bindur se do të jetë në katalogun e tij një ndër projektet më të bukur, më interesantë, sepse kombinon një arkeologji të së shkuarës në gjithë kapacitetin për të ndërtuar lirisht të ardhmen”, tha Rama.