.

Njihuni me familjen e madhe të Ramush Haradinajt

 

E teksa kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ndan herë pas herë nëpër rrjete sociale momente me bashkëshorten dhe fëmijët, vëllai i tij, Dauti, ka publikuar së fundmi një foto të brezit të ri të familjes Haradinaj.

Sikurse mund të shihet në fotografinë e mëposhtme, familja Haradinaj përbëhet nga 19 nipër e mbesa. “Nipat dhe mbesat e Hilmisë”– ka shkruar vëllai i kryeministrit kosovar krahas fotos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Ramush Haradinaj vjen nga një familje me gjashtë vëllezër; Luani dhe Shkëlzeni janë dy dëshmorët e Kombit, kurse pas luftës, u vra në rrethana të paqarta edhe Enver Haradinaj. Krahas Dautit, kryeministri kosovar ka shëndoshë e mirë edhe Frashërin.