.

Ndryshohet plani i opozitës? Të rinjtë dalin sot para parlamentit, ç’do të ndodhë me protestën e orës 18:00

Krahas protestës së lajmëruar pasditen e sotme në orën 18:00, të rinjtë e forumeve rinore të PD dhe LSI-së do të zhvillojnë një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.Burime nga opozita bëjnë të ditur se simbolika e protestës do të jetë largimi i të rinjve shqiptar nga vendi, si pasojë e keqqeverisjes.Në këtë tubim protestuesit mësohet se do të kenë me vete nga një palë këpucë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi dhe do t’i vendosin ato përpara Parlamentit.
“Kësaj simbolike do t’i shtohen edhe flamujt e vendeve ku Shqiptaret kane emigruar më së shumti.

Por simbolika e këpucës tregon edhe shtypjen qe kjo qeveri i ka bërë të rinjve duke i vrarë shpresën, duke mos i ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos i garantuar një të ardhme te sigurt ne vendin e tyre”, bëjnë të ditur burime pranë opozitës.