.

“Mjekët gënjejnë”, familjarët e Rexhinës dalin sërish në protestë me foshnjen në dorë

Edhe sot dhjetëra familjarë të të ndjerës Rexhina Debrova kanë dalë në shenjë protestë para spitalit të Elbasanit, ku 25-vjeçarja humbi jetën një orë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Familjarët kërkojnë drejtësi për vajzën ë tyre, duke akuzuar mjekët se janë treguar neglizhentë dhe se Rexhina ka humbur jetën si pasojë e mungesës së kujdesit të treguar ndaj saj.
Ata kanë thënë se mjekët gënjejnë kur thonë se vajza ka shkuar në spital me urgjencë, pasi ditën e premte pas kontrollit të kryer, mjeku që i ndiqte barrën i ka thënë që të vijë në Spital ditën e hënë, ditë në të cilën humbi jetën.
Protestës së tyre u janë bashkuar edhe disa studentë e qytetarë të Elbasanit.