.

Mesazh Patozit? Basha flet për mercenarë në Milot: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, opozita nuk klonohet!

 

Kreu demokrat tha nga Miloti se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor dhe se opozita as nuk klonohet dhe as nuk shpiket si krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës.

“Më 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri. Këtë e di edhe bufi edhe vëllai i bufit Edi Rama. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës.

Le ta dijë mirë Edi Rama, shërbëtorët dhe mercenarët e tij, në burg do të shkojë Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe të gjithë bashkëpunëtorët politikë të Edi Ramës që janë kapur duke vjedhur votën e shqiptarëve”, tha Basha.

“Ora e Shqipërisë çiflig, e Edi Ramës me 20 hajdutë po mbaron”

Kreu demokrat u shpreh se ora e Shqipërisë çiflig, e Edi Ramës me 20 hajdutë po mbaron. “Kam nderin dhe privilegjin të vij para jush me mesazhin që PD dhe opozita e bashkuar është sot koalicioni më i madh numerik dhe politik, është mazhoranca e re e shqiptarëve që e duan Shqipërinë si gjithë Evropa të çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Së pari duhet të çlirojmë zgjedhjet. Zgjedhjet fars dhe të diktuara nga krimi na kanë sjellë deri këtu.

Edi Rama e ka shndërruar shtetin shqiptar në shërbëtor të ortakëve të tij në krim që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Por, ora e Shqipërisë çiflig, e Edi Ramës me 20 hajdutë po mbaron. 10 javë më parë, ne morëm vendimin historik për t’iu bindur verdiktit tuaj për të zhveshur opozitën nga çdo privilegj dhe për të qëndruar krah për krah me qytetarët shqiptarë”, tha kreu demokrat.

Basha: Edi Rama më arroganti, më hajduti dhe më mashtruesi në 6 vite i vuri shkelmin…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës që po mban në Milot para mbështetësve të opozitës, teksa e quajti kryeministrin si të korruptuar, tha se në 6 vite i vuri shkelmin demokracisë dhe shtetit ligjor.

“Më lenoni shpreh mirënjohjen time masive këtu në Milot. Njësoj si shumë shqiptarë sot, edhe vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm ku e ka sjellë njeriu më i korruptuar, më i paaftë dhe më i inkriminuar që njeh historia e pluralizimit, arroganti, hajduti, mashtruesi Edi Rama, i cili me bandën e tij brenda 6 viteve i vuri shkelmin demokracisë dhe institucioneve të drejtësisë, shkatërroi ekonominë, uli oligarkët në krye të pasurive të shqiptarëve dhe vrau shpresën duke detyruar gjysmë milioni shqiptarë të braktisin shtëpitë e tyre.

Shumë prej jush kanë ardhur këtu në mbështetje të kauzës jetike për zgjedhje të lira, sepse e dinë shumë mirë se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë dalje nga varfëria e tejskajshme”, tha Basha.