.

Merkato braziliane për Milanin, Leonardo tenton të rrëmbejë yllin e Premier Ligës

 

Merkatoja e Milanit do të jetë shumë aktive në verë dhe këtë e vërtetojnë më së miri rezultatet e fundit, të cilat rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Kuqezinjtë duket se kanë hedhur sytë nga mbrojtësi i Çelsit, Emerson Palmieri.

Sipas “La Gazzeta Dello Sport”, kjo pistë është shumë e vështirë, por jo e pamundur duke marrë parasysh marrëdhëniet shumë të mira që ka Leonardo me lojtarët brazilianë.

Palmieri e njeh shumë mirë kampionatin italian, pasi më përpara ka luajtur me Romën. Palmieri mund të luajë shumë mirë dhe në krahun e majtë të mesfushës.

Deri tani janë siguruar Paketa e Soares dy lojtarë brazilianë dhe kërkohen Palmieri e Malkolm. Leonardo është shumë i tërhequr nga lojtarët e vendit të tij të origjinës.