.

Largimet nga puna, ish-zv.kryeministrja: Titullarët përgjegjës.Ja ç’duhet bërë për një administratë të aftë

Ish-zv.kryeministrja dhe deputetja e PS-së, Senida Mesi e pranishme sot në Kuvend komentoi raportin e veprimtarisë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në vitin 2018. Deputetja e PS-së u ndal veçanërisht te largimet nga puna, ndërsa e cilësoi si përgjegjësi direkte të titullarëve.

Sipas Mesit, ky raport shënoi suksese nga Qeveria për reformimin në fusha të caktuar. Mesi tha ndër të tjera se për të pasur një administratë të aftë, duhet reformimi.
“Viti 2018 shënon suksese nga qeveria për reformin në disa fusha të caktuara. Në vitin 2018 ka vazhduar puna për administratën publike. Për të pasur një administratë të aftë, duhet reformimi. Dikush do e shohë si një element që shqiptarët duan punë. Nuk ka asnjë pengesë nga ana ligjore apo arsye për të mos zbatuar ligjin. Tentohet një vlerësim administratë i cili nuk thotë të vërtetën. Qëllimi është cilësia e punës.

Largimi nga puna, titullarët janë përgjegjës. Libraria dixhitale është e pasuruar me kurrikula. Jo vetëm në nivelin e ministrive, ku po rritet edhe orientimi ndaj shërbimeve ndaj qytetarëve. Janë bërë shumë për hir të së vërtetës gjatë vitit 2018. Për diasporën kemi dy qendra të reja. Gjatë vitit 2019 duhet të fillojë reformimi me dy aparate. “- u shpreh Senida Mesi.