.

EMRAT/ Maxhoranca dhe ‘opozita e re’ miratojnë me 90 vota Komisionin e Reformës Zgjedhore. Do drejtohet nga…

 

Parlamenti ka miratuar sot përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Ky komision është votuar sot me 90 vota pro të maxhorancës dhe ‘opozitës së re’, ndërkohë që mori dhe një votë kundër dhe 1 abstenim nga deputetët e rinj

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të drejtohet nga Damian Gjiknuri si bashkëkryetar dhe nga Rudina Hajdari.

Ndërkohë që këtij komisioni i janë shtuar 2 pjestarë të rinj, pra nga 10 anëtar që ishte parashikuar në fillim, sot është bërë me 12 anëtarë.

Më herët gjatë seancës, Rudina Hajdari tha se opozita e re ka arritur një sukses, pasi ka futur në axhëndën e këtij komisioni, ndryshimin e sistemit elektoral.

Ndërkohë që Taulant Balla u shpreh se PS do të ketë një kusht të vetëmnë punën e këtij komisioni, atë të përfshirjes në diskutim të votës së

emigrantëve.

PERBERJA E KOMISIONIT

PARTIA SOCIALISTE

Damian Gjiknuri Bashkëkryetar

Bashkim Fino Anëtar

Alket Hyseni Anëtar

Klotilda Ferhati Anëtar

Blerina Gjylameti Anëtar

Vasilika Hysi, Anëtare

GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT

Rudina Hajdari, Bashkëkryetar

Mylym Murrizi Anëtar

Andi Përmeti Anëtar

Korab Lita, Anëtar

GRUPI PARLAMENTAR I PAVARUR

Nimet Musai Anëtar

Ralf Gjoni Anëtar