.

Balla tregon për telefonatën me Spahon:Më tregonte sesi LSI vidhte votat në…

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, u shpreh se ka qenë ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ai që i ka treguar në vitin 2017, sesi LSI vidhte dhe blinte votat në Elbasan.

Balla tha se asnjë nga argumentet e opozitës nuk qëndron, dhe se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i vendos as PS dhe as PD, por kushtetuta.
“Se kur do të zhvillohen zgjedhjet nuk e përcakton as PS as çka mbetur nga PD por kushtetuta. Argumentet e nxjerra nga opozita nuk qëndron asnjëra, as bojkot e as dorëzim mandatesh.

Çdo natë të fushatës së 2017 kisha një bisedë më Edmond Spaho që më tregonte sesi LSI vidhte dhe blinte vota në Elbasan.

Nuk kam sesi mos ta them.Si ka mundësi që zgjedhjet e 2017 janë vjedhur dhe opozita ta denonconte 2 vite më pas, duke mos lënë asnjë proces verbal.

Si mund të vidheshin ato zgjedhje kur për herë të parë mbarëvajtja u bë nga PD”, u shpreh Balla.