.

A mbështetet Patozi nga Rama? Balla zbulon skemën: Dështoi Luli, u fut Astriti nga…

Nga foltorja e parlamentit, ku paralajmëroi penalitete të rënda për këdo që ngre dorën për të prishur procesin zgjedhor, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla sulmoi Partinë Demokratike përmes partisë më të re të krijuar nga Astrit Patozi. Një përgjigje Balla kishte edhe për zërat që thanë se “Bindja Demokratike” ka mbështetjen e kryeministrit Rama.

“Nuk ka më budallenj që dëgjojnë Lulin e Monikën e guxojnë të ngrenë dorën. Zgjedhjet nuk janë as të socialistëve, as të demokratëve, qofshin këto të Partisë Demokratike apo të Bindjes Demokratike. Se qesharake të duket që nënkryetari i PD sulmon sistemin politik. Ju nuk keni faj, po partisë mëmë thojini që Patozi është i tyre, nuk është i yni. Se thonë e mbështet Rama, ku e dimë në qe s’është lojë e Berishës kjo? Dështoi Luli, ka fut Astritin”- u shpreh Balla ndërsa shtoi se nëse do duhet do të ashpërsojmë dënimet për këdo që mendon të fusë duart në zgjedhje.

“Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. I bashkohem vlerësimit të Rudina Hajdarit e Musait që ky komision duhet të nisë menjëherë punën. Thirrja ime është të nisim punë menjëherë pa humbur kohë. Kushti i vetëm i PS, vota e shqiptarëve jashtë terroritorit. Në 2021 duhet t’ua mundësjmë të gjithë shqiptarëve. Ua kemi borxh të gjithë shqiptarëvë për vite me radhë. Nga anëtarët tanë do ta keni pikë referemi për refomën zgjedhore.” Vijoi më tej kreu i grupit parlamentar të PS.