.

U martua në fshehtësi, Rona Nishliu zbulon arsyen e vendimit

 

Këngëtarja kosovare Rona Nishliu i dha fund beqarisë disa muaj më parë, duke u martuar me partnerin e saj prej disa vitesh në një ceremoni private. Lajmi u bë i ditur vetëm në momentin kur ajo publikoi në rrjetin social “Instagram” një foto ku shfaqej e veshur me fustanin e nusërisë përkrah bashkëshortit. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “NIN”, Rona ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse nuk e kishte komentuar më parë vendimin e saj për t’u martuar.

“Nuk jam munduar të marr një altoparlant dhe të dal në shesh e të tregoj se po martohem. Asgjë se kam bërë në mënyrë të fshehtë, kam bërë martesën dhe të gjithë kanë qenë të ftuar. Nuk jemi tipa që dalim dhe ekspozohemi”– u shpreh ajo, e cila më tej bëri të ditur se të ishte për të nuk do të bënte kurrë një dasmë. “Edhe ceremoninë e kam bërë për prindërit sepse për vete nuk do ta kisha bërë”– tha këngëtarja.